Fluks në ujësjellës, për faljen e borxheve (Video)

E publikuar: 26/08/2016 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afati për falje të borxheve publike po i afrohet fundit. Sportelet e ndërmarrjeve publike janë të mbi ngarkuara me qytetarët që aplikojnë për faljen e borxheve publike, raporton Tribuna Channel.

Një gjendje e tillë është edhe në sportelet e “Ujësjellësit Rajonal” në Prishtinë, ndërsa aplikuesit thonë se duhet të pritet me orë të tëra.

Gazmend Bytyqi, Zyrtar në “Ujësjellësin Rajonal Prishtina” tregon se muajin e fundit ka pasur fluks të shtuar të njerëzve.

Zyrtarja për Marrëdhënie me publikun në Ujësjellës, Arjeta Mjeku, tha se vetëm gjatë dy muajve të fundit numri i aplikantëve është rritur për 23 mijë në krahasim me nëntë muajt e kaluar.

Borxhi total që nga pas lufta ndaj kompanisë së ujësjellësit është 53 milion euro. Vetëm  23 milion euro do të jenë në dispozicion për falje, e deri më tani janë falur vetëm 8 milion euro./Tribuna Channel/

TË FUNDIT