Flori lason klipin “Nallane” (Video)

E publikuar: 27/05/2015 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flori Mumajesi ka lansuar videoklipin e tij më të ri me titull “Nallane”.

Projekti muzikor është bashkëpunim i Florit me Vicky DJ dhe është lansuar sot në kanalin zyrtar të tij në YouTube.

Klipi, që tregon dy autorët e këngës duke shëtitur dhe kënduar brenda një veture, është xhiruar në bardhezi dhe, sipas Florit, ka kushtuar plot 37 euro, përfshirë këtu benzinën.

Në vargjet e refrenit të këngës, të cilat duket se ia kushton ndonjë rivali të tij, Flori shan personin në mënyrë “diplomatike”.

“TA DU SHUMË MAMIN

MAMIN TA DU SHUMË OOO

 

RESPEKT PËR MAMIN

PO PËR TY RESPEKT JO”./telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=YqG3mvswkTA