Deputetja Flora Brovina, në cilësinë e dëshmitares në Gjykatën Themelore, për hedhjen e gazit në Kuvend kohë më parë, tha se mendon që ky gaz nuk është hedhur ndaj ndonjë individi apo subjekti politik, por që është tentuar të ndalohet mbajtja e seancës.
Ajo tha se ndjen keqardhje që sot në Gjykatë gjenden kolegët e saj.
“Nuk mendoj që gazi lotsjellës është përdorur kundër ndonjë subjekti politik apo individi por është hedhur kundër mbajtjes së seancës. Pse janë atakuar dy persona është se kanë pasur probleme kronike.
Më vjen shumë keq që mbahet kjo seancë me notë të madhe politike dhe ndodhen këtu deputetë. Aq më tepër ndodhen koleget e mia nana”. /Express

















