Prej disa ditësh, në Tiranë është hapur një television me emrin Zjarr TV, që ndodhet në zonën e Yzberishtit.
Ky TV u bë sensacion, pasi spikeret e tij i japin lajmet me gjoksin jashtë.
Njëra prej tyre ka pranuar të flasë për Panorama.
Ajo është Enki Bracaj, e cila thoë se ndryshe nuk çahet në televizionet shqiptare, pasi është shumë e vështirë.
Më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë.
Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, por kam konstatuar se ka qenë shumë e vështirë.
Jam e sigurt që çdokush në vendin tim do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune.
Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam.
Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit.
Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër.
Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale.
Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV.
Mediat e huaja na kanë vlerësuar.
Hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë.
Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas”, thotë Enki, e cila shprehet se ka edhe mbështetjen e familjes.