Flet Shkenda Dubova: I kam provuar të gjitha (Foto)

E publikuar: 24/07/2015 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E kanë quajtur ‘’Barbika e skenës’’ dhe ajo duket tamam si kukull. Shkenda Dubova, këngëtarja që mungoj për një kohë dhe u rikthye sërish për të thënë që muzikën nuk e le asnjëherë përgjithmonë, pasi është gjysma tjetër e saj. Shkenda është aktuale me këngën ‘’Lej le t’folin’’, videoklipi i së cilës u cilësua si një ndër më të shtrenjtit të punuar ndonjëherë.

Këngëtarja e njohur, është edhe imazhi i numrit më të ri të “Kosovares”. Ajo, është në kopertinën e kësaj magazine dhe në brendi flet për jetën e saj profesionale dhe private. Shkenda, thotë se jeta e saj është shumë interesante dhe luksoze.

Në “Kosovare” ajo tregon se si i ka provuar të gjitha. Ndërkohë, e arsyeton edhe mungesën e saj në skenë.

Këngëtarja bukuroshe, rrëfen edhe mbi jetën luksoze që po bën kohët e fundit dhe për bizneset me të cilat merret. Të gjitha i thotë në numrin e ri të Kosovares.

1