Flet për herë të parë pas ndarjes Xheni i BB9: Unë dhe Benardi…

E publikuar: 27/11/2017 06:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej pak kohësh janë ndarë e këtë ndarje e kanë shoqëruar shumë thashetheme. Xheni është rrëfyer për herë të parë në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’. Ja çfarë thotë:

Shumë thashetheme janë bërë lart e poshtë për ndarjen me Bernardin. Është e vërtetë që jeni ndarë?

Nuk janë thashetheme. Po është e vërtetë, unë dhe Bernardi jemi ndarë.

Kur folëm me Bernardin tha që ishte një gabim i juaj që jeni zënë. Si qëndron e vërteta?
E vërteta është se thjesht nuk funksiononte më lidhja jonë, s’ka fajtor.

Kohët e fundit postimet e Bernardit në “Instastory” ngjasojnë me postimet e Jenit. Mos do të thotë kjo se jeni pajtuar?
Kjo gjë me postimet është rastësi, s’kemi më lidhje me njëri-tjetrin.

Pse vendose të largoheshe nga “Dance with me”? Çfarë ndodhi?
Nuk kishe kuptim të vazhdonim “Dance with me” të ndarë kjo është arsyeja.

Po Bernardi ishte dakord të largohej? Kush e mori vendimin?
Përderisa ishim të ndarë vendimi më takonte vetëm mua. Edhe u largova.

A të tha gjë produksioni i “Dance with me” për këtë vendim? Ishte vendim i të dyve?
Produksioni respektoi vendimin tonë.

Vendimi për të shkuar në Itali ishte i papritur. Keni ndërmend të riktheheni sërish në Shqipëri?
Jo, është vendim i menduar mirë.

Të është ofruar ndonjë mundësi për të qenë pjesë e ekranit pasi dole nga “BB9”?
Po të më kishin dhënë mundësinë do më kishit parë në ekran.

Me çfarë merreni tani që jeni kthyer në Itali?
Për momentin jam duke rregulluar disa gjëra për një të ardhme.