Flet moderatori i emisionit ku u rrahën deputetët Milaim Zeka e Frashër Krasniqi

E publikuar: 29/09/2017 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka reaguar moderatori i emisionit ku u rrahën deputetët Zeka e Krasniqi.

Kushtrim Reshitaj, i cili po udhëhiqte emisionin ku u rrahën deputetët Milaim Zeka e Frashër Krasniqi ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Thotë se ndjen keqardhje për shikuesit që prisnin një debat ndryshe.

Shkrimi i plotë i Reshitajt në Facebook:

NO COMMENT !!!

Thjesht ndjej keqardhje për shikuesit, të cilët prisnin debatin e paralajmëruar për mungesën e seancave parlamentare, vazhdimësinë e tyre gjatë muajit tetor si dhe fushatën parazgjedhore.

Deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi gjatë debatit live grushtoi deputetin e Nismës Milaim Zeka.