infosot
  •   Fillimi
  •   Lajmet
    • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  •   Sport
  •   Lifestyle
    • Lifestyle
    • Stil
    • Këshilla Seksuale
  •   Tech
  •   Opinione
  •   Showbiz
  •   Fun
    • Fun
    • Kuriozitete

Infosot.com

  • Ballina
  • Lajmet
    • Bota & Rajoni
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Lokale
  • Sport
  • Lifestyle
    • Stil
    • Eros
  • Tech
  • Opinione
  • Showbiz
  • Fun
    • Kuriozitete

Flet Lavdim Peci, asamblisti i vetëm shqiptar në Zveçan (Video)

E publikuar: 25/09/2018 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I rrethuar nga 18 asamblistë serbë, Lavdim Peci është asamblisti i vetëm shqiptar në komunën e Zveçanit. Ai përfaqëson tri fshatra malore të kësaj komune, Kelmend, Boletin dhe Zhazhë.
Asamblisti Peci, që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, është edhe zëvendëskryesues i asamblesë komunale. Shumë shpesh, ai drejton mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe këtë thotë se e bënë në gjuhën shqipe dhe serbe.
Raportet me kolegët e tij serbë, Lavdim Peci thotë se janë të shkëlqyeshme dhe se asnjëherë nuk ka pasur probleme.

Punësimi i banorëve të fshatrave shqiptare të Zveçanit, janë prioritet në punën e tij si asamblist.

“Çdo gjë, mundimi im, është që të bëj shumë që të punësoj njerëzit. Thuaja se 6 ose 7 veta prej kur kam hyrë që 6 ose 7 muaj janë punësuar. Këtu ka varfëri të madhe. Me ndihmë sociale i kemi të tri fshatrat. Mjeku i përgjithshëm u mungon shumë. Të gjithë janë të sëmurë. Diku 80 përqind e të moshuarve janë të sëmurë”, thotë Lavdim Peci.

Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se përballen me probleme të shumta. Haki Kelmendi nga fshati Kelmend, që është afër fshatrave Boletin dhe Zhazhë, thotë se problemi me ujërat e zeza shfaqet çdo herë që bie shi.

“Krejt ky fshat këtu ka problem me kanalizim, ujërat e zeza. Ujërat e zeza dalin nëpër oborre, nëpër ara. Nuk kanë bërë zgjidhje. Unë kam dëgjuar që projekti ka qenë të ndërtohet, por këtu nuk është ndërtuar asgjë”, thotë Haki Kelmendi.

Ladim Peci që nga paslufta punon edhe me minibusin e tij edhe si taksist. Që 18 vjet, tri herë në ditë, ai bartë banorët e kësaj ane në relacionin Mitrovicë-Zhazhë-Zveçan.

Në vitin 2012, ai vendosi që të bëhej pjesë e politikës dhe t’i bashkohet një subjekti politik. Këtë e bëri, thotë ai, për të punuar për banorët e kësaj ane edhe pse thotë se nuk ka përkrahje fare nga Qeveria e Kosovës.

“Për besë, nuk jam marr kurrë me politikë deri më 2012-2013. Kam hyr, e kam vendos të hyj (në politikë). E kam pa që nuk po shkon në rregull. Kam vendos të hyj të punoj për të gjithë njëjtë. Edhe nuk ka para që më korrupton”, thotë Peci.

Lavdim Peci dhe banorë të tjerë të këtyre fshatrave, thonë se janë të shqetësuar me idenë për ndryshim kufijsh. Ata thonë se nuk i ka pyetur askush nëse duhet të bëhet një gjë e tillë.

Komuna e Zveçanit që është në pjesën veriore të Kosovës ka mbi 10 mijë banorë. Kjo komunë ka 35 fshatra, dhe tre prej tyre janë të banuara kryesisht me shqiptarë./rel

 

NGA KATEGORIA

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

Mblidhen mbi 1 milion dollarë për heroin e Sydney, miliarderi hebre-amerikan jep donacionin më të madh

Premton Abdixhiku: Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do t’i merr 200 euro në muaj

Abidixhiku: Do të rrisim pagat 1000 euro në muaj për mësuesit, 900 euro për polic e zjarrfikës

TË FUNDIT
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim
Karim Adeyemi kërkon largimin nga Borussia Dortmund, shkak Loredana
Mblidhen mbi 1 milion dollarë për heroin e Sydney, miliarderi hebre-amerikan jep donacionin më të madh
Premton Abdixhiku: Me ne në Qeveri çdo fëmijë i porsalindur do t’i merr 200 euro në muaj
Abidixhiku: Do të rrisim pagat 1000 euro në muaj për mësuesit, 900 euro për polic e zjarrfikës
Komisioni i BE-së vendos për heqjen e shumicës së masave
Osmani udhëton në Bruksel për samitin BE-Ballkani Perëndimor: Prioritet, diskutimi për heqjen e masave
KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç
Plagosja në Prizren, motivi dyshohet të jetë konflikti për kullotje të bagëtive!
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez

Media Shqipëtare

  • RTK
  • Zëri
  • Telegrafi
  • Rrokum TV
  • Express
  • Koha
  • Tribuna
  • Kosova Sot
  • KosovaPress
  • Lajmi.net
  • Evropa e Lirë
  • Deutsche Welle
  • Zëri i Amerikës
  • Epoka e re
  • BotaPress
  • Gazeta Blic
  • Politiko
  • IndeksOnline
  • Krokodili
  • Gjirafa
  • Albinfo.ch
  • Kallxo
  • RTV 21
  • Klan Kosova
  • 2LONLINE
  • Kosova Live
  • Kosova e Lirë
  • Gazeta Lajm
  • Politiko
  • Gazeta Fjala
  • Ora News
  • Top Channel
  • Mapo Online
  • Rajonipress
  • BalkanWeb
  • NOA
  • Panorama
  • Shekulli
  • Gazeta Standard
  • Nacional Albania
infosot.com
Partnerët medial:
infosot.com
infosot.com
Kontakti | Marketingu | Immpresum | Institucione

Infosot është portal i pavarur i lajmeve, i themeluar nga një grup gazetarësh kosovarë në vitin 2007. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të portalit Infosot.com, në përputhje me kushtet e përdorimit.

Infosot Sh.P.K | M: +383 49 323 333 | +383 44 383 333 | E: mailto:[email protected]

© INFOSOT.com - 2007 - 2024 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

✕