Lajmet

Flet edhe Donika Gërvalla mbas tërheqjes zvarrë nga LDK

20.05.2016 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Flet edhe Donika Gërvalla mbas tërheqjes zvarrë nga LDK

“Unë u përpoqa me marr pjesë në mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK. Jam kryetare e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani. Nuk jam e re në këtë skenë politike, jam prej vitit 1992 ku si fillim kam qenë nënkryetare e degës, pastaj me pozita të ndryshme në këtë parti…”. Kështu tha kryetarja e degës së LDK’s në Gjermani, Donika Gervalla, e bija e figures legjendare Jusuf Gervalla, e cila nuk u lejue me hy në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm te LDK.

“Thjesht, u përpoqa të merrja pjesë në mbledhje si të gjithë anëtaret e tjerë të LDK. Rojet nuk me lejuan, por megjithatë u përpoqa që të shfrytëzoj të drejtën time të marrë pjesë në Këshill të Përgjithshëm”, tha Gërvalla.

Ajo thotë, se nuk e di arsyen pse rojet e tërhoqën zvarrë, këtë simbas saj duhet me ia thane sekretari i përgjithshëm i LDK’s, sepse arsyen nuk munden me ia spjegue rojet e sigurimit.

“Para dy dite isha në selinë e LDK me Ismet Beqirin, me të cilin edhe diskutuam rreth punëve të partisë, por gjithashtu dihet se unë jam një zë kritik brenda partisë, Mirëpo, mendoj së është pozitive të veprohet në të mirë të partisë. Nuk është zgjidhje që të më ndalohet hyrja në mbledhjet e LDK”, tha Gërvalla për Indeksonline.

“Nuk me intereson kush është aq burrec sa të ketë frikë nga fjala ime në një Këshill ku janë të pranishëm me shumë se 100 persona. Unë jam një prej shumë zërave kritik, mirëpo kush mund të jetë ai burrë i vogël, nuk e ka pikën e rëndësisë, secili e merr përgjegjësin e tij mbi vete”, u shpreh ajo.

Simbas Gërvallës, LDK ndodhet në nji gjendje tejet të randë dhe problematike ku Kryesia e saj asht zgjedh në nji proces tejet të çuditshem, mbasi përjashtojnë anëtarët e saj dhe lejojnë Kadri Veselin me u zgjedh kryetar i Parlamentit dhe Hashim Thaçin, lejojne me u ba President.

Simbas saj, LDK ka nevojë për reforma të thella, por ajo theksoi se ka dy alternativa për veten: e para, ose me qëndrue në LDK dhe me luftue që kjo parti me u reformue; ose me u largue krejtësisht nga politika.

“Degradimi i LDK-së ka filluar kaherë nuk ka filluar sot. Unë besojë në vlerat e LDK-së dhe unë do të përpiqem që me njerëz të tjerë së bashku LDK-në ta kthejmë në rrugën e saj dhe vlerat e saj”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore