Flet e tmerruar vajza e përdhunuar në Vlorë: Nëna e dhunuesit – gruaja e biznesmenit erdhi më kërcënoi
Historia e 26-vjeçares së përdhunuar nga tre të rinj në qytetin e Vlorës, u kthye në kryelajmin e kësaj jave, jo vetëm për gjestin prej burracakësh ndaj një vajze të pambrojtur, por edhe për tentativën e familjarëve për ta fshehur të vërtetën e këtij krimi.
Por çfare ka ndodhur atë natë me vajzën e cila kishte dalë për të kaluar një natë të qetë me të dashurin e saj, dhe kishte përfunduar pa dëshirë në një dhomë hoteli në Vlorë?
Vajza ka patur një raport 2-vjeçar me atë që e konsideronte si të dashurin e saj. Pra në dukje një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë në kohë. Sipas dëshmisë së saj, duket se grupi i djemve me përpara i kanë dhënë të pijë dhe më pas e kanë droguar.
Këtë e përforcon edhe mjeku Edmond Breshani, i spitalit të Vlorës.
Dhe ky ka qene vetëm fillimi i tmerrit për 26-vjeçaren.
Për ta kuptuar atë që sapo thamë, shikoni me vëmendje këtë video e saj ne shkallet e hotelit ku është abuzuar. Vajza është e pavetëdijshme. Ajo thuajse merret në krahë nga njëri prej djemve. Pak çaste me vonë, nga një tjetër kamera, ajo shihet teksa e shtrirë në shkalle, bën lëvizje të pakontrolluara, dhe perplas kokën, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës. Pas saj shihet të afrohet i njëjti person.
Është Albi Ceno, njeri nga të arrestuarit me akuzën e ‘përdhunimit’. Vajza tregon se nëna e tij, gruaja e biznesmenit Krenar Ceno shkoi te krevati në spital dhe i kërkoi tërheqjen e denoncimit, ndryshe do të kishte pasoja.
Një vajzë e cila është dërguar në spital e droguar dhe me dyshime se është përdhunuar, në momentin që hap sytë në reanimacionin e spitalit, gjen pranë saj, jo prindërit apo vëllain, por nënën e përdhunuesit e cila e merr në pyetje.
Por presionet duket se nuk janë ndalur këtu. Vajza në krevatin e reanimacionit dhe ende e pamundur për të lënë spitalin, detyrohet të presë një tjetër vizitë të padëshiruar.
Pavarësisht mëdyshjeve dhe frikës nga personat që e kërcënojnë, kjo vajzë duket e vendosur që t’i shkoje deri në fund kësaj beteje, më e rëndësishmja e jetës së saj.