Flet deputeti ukrainas që firmosi letrën drejtuar Amerikës, BE-së dhe Britanisë për raportet Kosovë-Serbi

E publikuar: 07/08/2023 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oleksandr Merezhko (CNA photo)

Oleksandr Merezhko (CNA photo)

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka thënë se është nder për të që jetë në mbështetje të lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit.

Kjo deklaratë e tij vjen si koment në reagimin e deputetes britanike, Alicia Kearns, ku e ka falënderuar deputetin ukrainas për përkrahjen e ofruar me nënshkrimin e letrës drejtuar BE-së, ShBA-së, si dhe Britanisë së Madhe për raportet Kosovë-Serbi.

“Bota e lirë nuk duhet t’i largojë sytë nga ‘topi’ në Ballkan!”.

“Balancimi dhe proporcionaliteti duhet të jenë fjalët tona në trajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Merezhko.