Ekreme Lutfiu, bashkëshortja e berberit Irfan Lutfiu, është plotësisht e sigurt se burri i saj është i pafajshëm dhe se është arrestuar pa të drejtë nga policia maqedone të shtunën në Kumanovë.
Zonja Ekreme me lot në sy thotë se është tmerruar kur e ka parë në televizor burrin e saj, ndërsa deklaron se është e sigurt se ai është i pafajshëm, sepse ai ka punuar si berber dhe nuk ka bërë asnjë punë të paligjshme.
“Ku është babi? Babin e dua!”, pyet Driloni 4-vjeçar.
“Jo, burri im nuk është terrorist. Na kanë traumatizuar fëmijët, ne jemi të pafajshëm, këtë edhe Zoti i di. Unë nuk do të dorëzohem deri në fund për ta mbrojtur burrin tim”.
Këto ishin fjalët që i dëgjuam në oborrin e shtëpisë së Irfan Lutfiut, nga djali i tij 4 vjeçar Driloni dhe bashkëshortja Ekreme Lutfiu.
Irfani është i arrestuar dhe i akuzuarit për terrorizëm, në përleshjen e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.