Flamuri i Kosovës, bashkë me flamurin e ISIS i ndaluar në Eurovizion

E publikuar: 28/04/2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Shtokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali më i madh i muzikës “Eurovision” flamuri kosovar është radhitur në mesin e flamujve të ndaluar për t’u valëvitur.

E në mesin e flamujve të ndaluar është përfshirë edhe flamuri i Shtetit Islamik, i njohur si ISIS.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të festivalit. Flamujt e lejuar janë të shteteve pjesëmarrëse, që janë 42, si dhe të shteteve të tjera që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Flamujt më poshtë në mënyrë specifike janë të ndaluar që të shfaqen në kontestin muzikor Eurovision”, thuhet në mbishkrimin sipër listës së flamujve të ndaluar.

flamujt 1

/rtk/