Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës së Leposaviqit, aty është vendosur flamuri i Kosovës.
Në pamjet e T7, që po raporton nga vendi i ngjarjes, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri.
Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.
Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.
Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.
Para Leposaviqit, Policia shpartalloi turmat në Zveçan dhe Zubin Potok, ku tashmë kanë hyrë kryetarët e rinj në komuna.
Turmat u mblodhën mesditën e sotme për të pënguar hyrjen e kryetarëve të rinj, që janë të gjithë shqiptarë, pasi nëpër qytete u dëgjuan sirenat.
Raportohet se në këto qaste situata në Zubin Potok dhe Leposaviq është shtensionuar.
Ndërkaq, në Leposaviq kanë nisur të vendosën barrikadat. Disa prej tyre i ka larguar Policia e Kosovës./Express