Anton Cena e ka ngritur më së larti flamurin e Republikës së Kosovës në një vend që nuk e njeh shtetin tonë, në Spanjë.
Në vendin ku edhe hyrjen e kanë të ndalur qytetarët e Kosovës, rreshteri Cena e shpalosi me nder dhe me krenari flamurin shtetëror, duke e bërë krenare Policinë e Kosovës, por edhe popullin shqiptar.
Cena i ka fituar tri medalje të arta në Lojërat Evropiane për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.
Xhudisti nga Peja këtë sukses ia dedikon si zakonisht Kosovës, duke u konfirmuar kështu si ambasador i çmueshëm i shtetit tonë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Anton Cenës pas suksesit të arritur në Spanjë, i cili mund të pasurohet me një tjetër medalje në garën e notit, të cilën do ta ketë pasnesër.