Një lloj e re droge ka filluar të pushtojë me ritme të shpejta tregun amerikan dhe ndoshta për pak kohë mund të eksportohet edhe jashtë kufijve të saj.
E quajtur ‘Flakka’, ajo mund të tymoset me cigare, apo të injektohet në trup nëpërmjet shiringës dhe sipas mjekeve është lloji i marijuanës sintetike.
Rrezikshmëria e saj konsiderohet si një ndër më të lartat në botën e llojeve të drogës. Policia e Floridës raporton për një djalë 24-vjeçar, i cili pasi e kishte konsumuar atë, vraponte nudo nëpër rrugë.
Në Amerikë po bëhet një kontroll i rreptë nga forcat speciale për të gjetur përdorues të ‘Flakka’-s, madje janë duke kontrolluar edhe nëpër morgje për të parë nëse ka raste kur ajo ka shkaktuar viktima.
Mjeket paralajmërojnë se efekti i ‘Flakka’-s është ekstremisht i rëndë, sepse shkakton aritmi zemre ose të detyron të kryesh vetëvrasje apo të kthehesh në vrasës dhe kjo për shkak të fuqisë së madhe që të jep. E ndërsa prindërit mund ta dallojnë lehtë nëse fëmijët janë përdorues të saj, pasi ajo ka një aromë tmerrësisht të rëndë.