Fjalimi në Kuvend, Gorani: Kisha pas qejf me jetu në Kosovën që e prezantoi Kurti

E publikuar: 11/02/2026 23:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opinionisti Dukagjin Gorani në Rubikon me Adriatik Kelmendin, e ka komentuar ekspozenë e Albin Kurtit para prezantimit të kabinetit qeveritar.

Gorani ironizoi me ato që i tha kryeministri Albin Kurti, ndërsa i pati disa fjalë edhe për opozitën.

“Sa për ekspoze, edhe unë kisha pas qejf me jetu në atë Kosovë, që e ilustro kryeministri, meqenëse prej atyre sukseseve qe ishin zbatu e kriju dhe premtimeve që u jepën sonte, mendoj që jam njeri me fat që e kom ndërmend me vazhdu e me jetu në vitet e ardhshme. Unë mendoj që do të jetë vazhdimësi e qeverisjes së tij.”