Fjalimi i kryeministrit Kurti para fillimit të takimit me presidentin Macron

E publikuar: 23/06/2021 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar para mediave në hyrje të pallatit Elysee të Francës.

Kurti deklaroi se ka nderin që të pritet nga presidenti francez, Emmanuel Macron duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e fokusuar në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm e me histori shumë dimensionale të pranisë në Evropën dhe botën tonë.Është pra privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministër i shtetit më të ri të Evropës, të jem përballë pallatit presidencial francez për të theksuar se Kosova do të jetë gjithnjë në mes aspiratave evropiane dhe demokratike.Duhet t’ju shpreh edhe një herë mirënjohjen time dhe të popullit tonë për drejtësinë e lartë që vendosët për ti dhënë fund një regjimi shovinist që synonte territorin qoftë edhe me gjenocid mbi civilët.Ne besojmë se cilësia e përfaqësimit të një popullit nuk duhet të merret peng nga gjendja që krijon një rrethanë e padrejtë historike”, tha Kurti.

Tutje kryeministri Kurti shtoi se Kosova po kontribuon për marrëdhënie të mira me fqinjët në rajon dhe më gjerë.

“Besojmë se Evropa është bashkimi më i mirë për të hedhur bazat për një paqe afatgjatë. Realiteti i ri ka përbërës të rinj. Ju siguroj se po ndjekim nga afër zhvillimet në Bruksel, sidomos nga vizita që pati presidenti evropian dhe bisedat që pati ai me përfaqësuesit evropiane.Besojmë se një situatë e re po krijohet, një situatë e menduar më mirë, me pjesëmarrje më të artikuluar më të drejtpeshuar dhe me një besim më të lartë.Në një situatë të tillë do të kontribuojmë me të gjitha mundësinë tona.Edhe në rajon me marrëdhënie të mira fqinjësore, edhe drejt perspektivës evropiane.Ndjehem i nderuar që do të kem mundësinë të flas me ju mbi zhvillimet e Kosovës dhe angazhimet tona qeveritare.Sado i vogël shteti ynë ka për mision ndërtimin institucional, shtetin e së drejtës dhe lirinë e mendimit, me të njëjtën cilësi me shtetet e mëdha ku ndër modelet më të mira është Franca”.