Fjalimi i fundit i Jahjagës si Presidente

E publikuar: 17/02/2016 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa FSK po parakalon në shesh, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga i është drejtuar qytetarëve për herë të fundit në këtë rol.

“Kjo është dita e Kosovës kur kremtojnë lirinë, një lindje për qytetraët tonë. Kosova është dhimbja dhe krenaria jonë”, ka thënë ajo.

Thotë se të ardhmen e ndryshojmë vet, jo me dhunë

“Kjo është ditë ku brezat e kaluara kanë sakrifikuar për këtë ditë”.

Sipas saj Kosova është një realitet i pakthyeshëm pas një luftë të gjatë. “Një miqësie e përjetshme me SHBA, të cilët na kanë mbështeturë gjithmonë. Kosova sot është një demokraci e sfiduar, dhe na duhet më shumë guxim, vullnet”.Sipas Jahjagës është koha për të filluar ndërtimin e shtetit. Në këtë 8 vjetor duhet të bëhëmi sërish bashkë.