Fjalimi dhe dëshmitë prekëse të Nait Hasanit: Ja çfarë mesazhi u dha deputetëve para se të votojnë për Gjykatën Speciale!

E publikuar: 03/08/2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka thënë se seriozitetin e kësaj çështjeje e tregon edhe numri i ministrave në seancën e Kuvendit. “Vetëm dy ministra nga 22 i kemi në seancë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Gjykatë Speciale, është politike, etnike dhe rasciste. Sipas tij, gjykata të tilla kanë ndodhur vetëm në Afrikë.

“Kjo Gjykatë amniston vrasjet e tmerrshme në Krushë të Vogël. Kjo Gjykatë amniston vrasjet dhe masakrat në Krushë të Madhe”, ka thënë Nait Hasani, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është kërkesë e nënave në Krushë që të mos votoj këtë gjykatë.

“Kjo Gjykatë nuk gjykon as serbët që bënë masakër në Celinë, në Meje… apo në vende tjera”, tha ai, duke shtuar se asnjë serb nuk do të dënohen.

Nait Hasani në fjalimin e tij nxori edhe disa fotografi të shqiptarëve, të civilëve të masakruar nga ana e forcave serbe.

Ai ka nxjerrë edhe fotografinë e një foshnjeje 2 vjeçare të masakruar…