“Trego se je një lider i vërtetë, e jo një profet fals”.
Fjalimi i plotë i eurodeputetit Verhofstadt:
Jam i nervozuar zotëri Tsipras, sepse, le të përballemi me këtë gjë – ne kemi qenë të përgjumur ndaj Grexit (daljen e Greqisë nga Eurozona). Për 5 vite. Dhe në muajt e fundit ne madje po shkojmë drejt kësaj gjëje, me sytë hapur.
Me sytë e tu të hapur. Por, nuk do të jesh ti ai që do e paguajë këtë gjë. Grekët e rëndomë do të jenë ata që do e paguajnë! Duke humbur 30-40% të fuqisë së tyre blerëse, nga të ardhurat e tyre.
Do të jem shumë i qartë sot në atë se çfarë ne, por sidomos ti duhet të bësh. Dhe ti e dije këtë shumë mirë, qysh nga fillimi. Duhet të sjellësh një paketë të reformave strukturale të thella. Dhe kur them paketë, e kam fjalën për një plan preciz. Një udhërrëfyes. Një kalendar të qartë. Mjaft me qëllime. Jemi 6 muaj pas zgjedhjeve dhe akoma nuk kemi parë asgjë.
A e do ti Grexitin ndoshta? Është e qartë se populli juaj nuk e do këtë gjë.
Unë do të tregoj se për çfarë ka nevojë Greqia”.
– Propozime konkrete për t’i dhënë fund sistemit klientelist. Dhe hapa konkretë në luftimin e korrupsionit;
– Një udhërrëfyes drejt pakësimit dramatik të sektorit publik: Duhet të shohim numrin e saktë të shërbyesve civilë që nuk do të zëvendësohen;
– Transformimi i bankave publike në një sektor të shëndetshëm financiar privat;
– Hapja e tregjeve dhe vendeve e punëve, që për momentin po humben nga shumë të rinj.
Duhet të shohim një datë se kur kjo do të ndodhë. Duhet të shohim tekste të propozimeve legale, kalendare, legjislacion.
Duhet të largosh privilegjet e pronarëve të anijeve, ushtrisë, kishës ortodokse, ishujve grekë dhe të mos harrojmë, partive politike, duke përfshirë tuajën sepse ju keni hua në bankë publike. Nuk shoh dallim mes teje dhe Samaras, fizikisht po, por jo në përmbajtjen e substancës.
Një ndryshim tjetër është se ju keni mandat. Asnjëherë nuk ka pasur një kryeministër grek me mandat kaq të fortë. Një mandat të dyfishtë. Një në zgjedhjet parlamentare, tjetrin në referendum.
Populli grek është lodhur me mënyrën se si Greqia është udhëhequr në dekadat e fundit. Ndryshoje këtë gjë!
Por, edhe ne kemi përgjegjësitë tona. Eurogrupi duhet t’i përgjigjet atyre me qasje të re. Duhet të krijojmë atë që çdo union i monedhave e ka – një union të vërtetë politik e ekonomik. Me një fond të riblerjeve të borxheve për secilin, për çdo shtet anëtar, jo vetëm për Greqinë. Ashtu siç është në çdo union monetar.
Megjithatë, gjërat e para së pari z. Tsipras. Ju duhet të vini me një program reformash. Ky nuk është një diskutim i pulës dhe vesë.
Zgjidhja është e jotja.
Si do që të kujtohesh? Si një aksident elektoral që i bëri njerëzit e tij më të varfër? Apo si një reformator real revolucionar?
Mos bjer në kurthin e PASOK-ut. Mos i tradhto njerëzit e tu.
Sepse 80% duan të qëndrojnë në euro.
Trego se je një lider i vërtetë, e jo një profet fals.
/lajmi.net