Ta shohësh Cristiano Ronaldon duke u larguar nga fusha e lojës para përfundimit të ndeshjes është diçka jo normale, por një gjë e tille ndodhi gjatë ndeshjes kundër Lazios, raporton KosovaPress.
Në fakt, ylli portugez u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 74 të ndeshjes pasi pësoi një lëndim në këmbën e tij pas një dueli me Luis Alberton i cili u cilësua si i rregullt nga gjyqtari i takimit.
Sulmuesi nga Portugalia do t’iu nënshtrohet nesër ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit, derisa mbetet në dyshim paraqitja e tij ne ndeshjet e kombetareve.
Në momentin e zëvendësimit, sipas “Sky Sport”, Pirlo e pyeti Ronaldon se si po ndihet, ndërsa portugezi u përgjigj:
“Kyçi i këmbës time u përkul kur rashë,”, tha Ronaldo.