Fjalët e para të Cristiano Ronaldos si lojtari më i mirë në botë

E publikuar: 23/10/2017 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari më i mirë në botë nga FIFA për vitin 2017.

Në mbrëmjen e mbajtur në Londër ku ishin prezentë lojtarët më të mëdhenj në botë, Ronaldo fitoi para Lionel Messit dhe Neymarit.

Ronaldo pas marrjes së çmimit tha ishte shumë i lumtur.

“Faleminderit të gjithëve që më votuan. Dua t’i falënderoj edhe Leo (Messi) dhe Neymar që janë këtu. Dua t’i falënderoj tifozët e Real Madridit për mbështetjen”

“Trajnerin, bashkëlojtarët dhe presidentin”.

“Jemi në Angli për herë të parë, dhe këtë çmim e fitoj për herë të dytë”.

“Është një moment i madh për mua. Faleminderit fansave të mi nga të gjithë bota. Jam i lumtur dhe faleminderit për këtë mbrëmje”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/