Në Madrid çdo vit për Krishtlindje organizohet lotaria kombëtare “El Gordo”.
Njerëzit me fat dhe që mbanin në dorë numrin 71198 fituan qindra mijëra euro në lotarinë e së premtes 22 dhjetor
Nga kjo lotari u shpërndanë këtë vit 2.4 miliardë euro.
Çmimi i madh për biletën fituese ishte 400 mijë euro, ndërsa mijëra cmime të tjera ishin më të vogla.
Një biletë shitet 20 euro dhe trandicionalisht njerëzit marrin pjesë në këtë lotari. Krijohen radhë të gjata nëpër dyqane ku shiten biletat për të blerë atë që do i bëjë fatlumë
Fatlumët ishin ata që kishin blerë bileta në një lokal në rajonin veriperëndimor të Spanjës, Galicia. Aty u shpërndanë 200 milionë euro.
Ndërsa rreth 130 seri me numrin fitues 71198 u shitën në Vilalba, një qytet me 15,000 banorë. Ata do të ndajnë një çmim prej rreth 520 milion euro.
Spanja organizon lotarinë në shenjë bamirësie që prej vitit 1763, gjatë mbretërimit të mbretit Carlos III, por më vonë objektivi i saj u zhvendos drejt mbushjes së arkave shtetërore, transmeton oranews.
Organizatorët thanë se shitjet e biletave arritën në 2.8 miliardë euro këtë vit, me një rritje prej 3 përqind nga viti i kaluar.