Jose Mourinho e ka quajtur të rëndësishme fitoren fitoren e Chelsea në udhëtim të QPR, me rezultat 0:1.
Chelsea e shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes, me anë të Fabregas.
Kjo fitore i mundëson Chelsea që të mbaj diferencën prej 7 pikëve, me ndjekësin e parë, Arsenalin.
“Ishte një fitore e rëndësishme për ne. QPR na bëri ndeshjen e vështirë, por ne qëndruam të qetë dhe arritëm të shënojmë kundër një ekipi që luajti shumë mirë në mbrojte”, tha Mourinho.
“Ne jemi një hap më afër titullit. Matematikisht kemi nevojë edhe për 11 pikë. Tre fitore dhe dy barazime”./Indeksonline/