Fitorja e Trumpit, tensione të reja mes SHBA-së dhe Islamit

E publikuar: 09/11/2016 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, mund të krijojë tensione të reja mes Shteteve të Bashkuara dhe botës islame, kështu ka thënë zyrtari i lartë i organit kryesor klerikal mysliman të Indonezisë, Din Syamsuddin.

Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale propozoi që myslimanëve t’iu ndalohet hyrja në SHBA, e habiti botën duke e mposhtur bindshëm rivalen demokrate Hillary Clinton, sot herët në mëngjes, transmeton Express.

Ndërkohë, Syamsuddin ka thënë se Trump ka bërë komente negative e cinike për myslimanët.

“Ai kishte harruar se shumë amerikanë janë emigrantë,” ka thënë ai.

Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë./Express/