“Fitorja e Trump e shpëtoi botën nga Lufta e Tretë Botërore”

E publikuar: 10/11/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një politikan i njohur rus thotë se zgjedhja e Trump parandaloi Luftën e Tretë Botërore.
Vladimir Putin ka një marrëdhënie të ftohtë me Hillary Clinton dhe raportohet se ai është shumë i gëzuar me fitoren e djeshme të Trump.

Por edhe më i gëzuar është Sergei Glazyev, politikani rus, i cili u tha raportuesve: “Amerikanët kishin dy zgjedhje: Luftë të Tretë Botërore ose paqe multilaterale. Clinton ishte simbol i luftës, dhe Trump ka shansin ta ndryshojë këtë kurs”, raporton Lenta të ketë thënë ai.

Vladimir Putin e ka bërë të qartë se pret marrëdhënie më të mira me Presidentin e zgjedhur Donald Trump, transmeton Gazeta Express.

Raporte të tjera nga Rusia thonë se Putin u gëzua shumë në mënyrë private për fitoren e Trump. Ngritja e Trump në Shtëpinë e Bardhë i vendosë në ulëset e fuqisë globale dy njerëz të cilët janë paradoksialisht shumë të ngjashëm.