Fitore me zemër për Lazion, bind Man. United

E publikuar: 18/08/2015 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëndrra europiane e Skënderbeut për këtë vit nuk do të përfundojë te 180 minutat e ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, pavarsisht rezultatit të saj, por në ditën e debutimit të një skuadre shqiptare në fazën e play-off të Uefa Champions, Kampionët kërkojnë të besojnë te një kualifikim i mundshëm. Skuadra që mban emrin e heroit tonë kombëtar, po shkruan historinë e klubeve tona në kontinent por një tjetër hap, pas atyre të hedhur me irlandezo-veriorët e Crusaders dhe me moldavët e Milsamit do të thoshte vazhdimi i një ëndrre, që korcarët por dhe cdo klub tjetër shqiptar e kanë patur në momentin kur kanë marrë ndër duar trofeun e kampiones në Shqipëri. Përballë Dinamo së Zagrebit, Skënderbeu e di mirë që nuk është ekipi i favorizuar, por ky ndonjëherë mund të jetë një avantazh, pasi skuadra e Josës do të jetë e cliruar nga cdo lloj presionin. Po t’i shtosh këtu dhe faktin që një vend në grupet e Europa League Skënderbeu e ka të sigurtë, një arritje kjo për një klub shqiptar, atëherë nga Kampionët e Shqipërisë mund të pritet dhe një ndeshje e mirë përgatitur në planin psikologjik. Në planin e përvojës Dinamo e Zagrebit mund të niset më e favorizuar, por ndonjëherë në futboll, fiton skuadra që e dëshiron më shumë dhe përgjithësisht ekipet, të cilat janë përpara një eksperience të parë në këtë këndvështrim ndihen më të motivuar. Sfida me Dinamon për Skënderbeun vërteton gjithashtu se Shqipëria vitet e fundit ka ardhur në rritje, jo vetëm në nivel kombëtaresh por dhe klubesh. Korcarët ja dolën të mbërrinin kaq lart mes kampionëve, dhe në “Elbasan Arena”, Skënderbeu është e sigurtë se do të ketë me vete dhe sytë e mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, si kampionia e të gjithë, që pavarsisht këtyre 180 minutave, ka ditur të hapë dyert e futbollit të madh europian për klubet dhe tifozët tanë./ss/