Frosinone arriti të marrë fitoren e parë historike në Serie A, pasi mundi 2-0 në shtëpi Empolin një rivale të drejtëpërdrejtë sa i përket qëndrimit në kategori. Në “Stadio Matusa” vendasit e Stellones zgjidhën ndeshjen në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Dionisi që zhbllokoi rezultatin.
Ekipi që një javë më parë ndali në mënyrë surprizë Juventusin arriti të dyfishojë shifrat në të 71-tën me Soddimon duke i vënë vulën dhe fitores së parë në kampionat.
Me këtë sukses, Frosinone barazon në numër pikësh Empolin në renditje duke dalë për momentin nga zona e ftohtë. Atalanta regjistroi të katërtin rezultat radhazi pozitiv në Serie A pasi mundi 2-1 Sampdorian në Bergamo duke e parakaluar në renditje. Në një ndeshje që pritej të kishte rivalitet mbi të gjitha mes dy reparteve të sulmit, goli i parë erdhi pas një devijimi të gabuar të Mosainder në portën e tij në minutën e 6-të. Ndërsa në fundin e takimit ishte Denis që shënoi dhe golin e dytë duke zyrtarizuar 3 pikët e të tijve teksa goli ne shtesë i Sorianos vlente sa për statistikë.