Ekipi i grupmoshave U19 të 2 Korrikut i kanë mposhtur bashkëmoshatarët e tyre të ekipit të Dublinit me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të “play-offit” në Ligën e Kampionëve.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Dublin U19, me anë të golit të shënuar nga Ryan në minutën e 30-të të takimit.
Ndërsa rezultati u barazua nga Berisha në minutën e 42-të të takimit.
Bërisha realizoi sërish në minutën e 60-të, për t’ia dhuruar kështu fitoren historike 2 Korrikut U19.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 6 nëntor të këtij viti në Dublin të Irlandës.