Roma ka mposhtur Cesenan për të ndërprerë serinë e rezultateve të dobëta.
Romakët fituan me rezultat të ngushtë 1 me 0. Golin e vetëm e realizoi De Rossi në minutën e 41-të.
Tani Roma ka 53 pikë në pozitën e dytë, 14 më pak se Juventusi që prinë bindshëm.
Këtë javë humbje ka pësuar Interi i Xherdan Shaqirit.
Sampdoria mposhti skuadrën e Roberto Mancinit me rezultat 1 me 0.
Të vetmin gol e shënoi Eder në minutën e 65-të.
Interi mbetet në pozitën e nëntë me 37 pikë të tubuara.