Atletja nga Bahamasi, Shauane Miller ka fituar medaljen e artë në garën e 400 metrave për femra, duke prerë e para vijën e finishit, me kohën 49”44. Por fitoren e ka arritur në mënyrë krejt të veçantë, duke u hedhur në fluturim në vijën e finishit.
Madje Miller e ka mbyllur garën e shtrirë në tokë, me një pamje që duket sikur fluturon në finish. Në vendin e dytë u rendit atletja amerikane Allison Felix, me kohën 49”51, ndërsa e treta doli atletja xhamajkane Shericka Jackson, me kohën 49”81./Telesport/



















