Fiton Erdogani? Rezultatet paraprake: Është në avantazh, pjesëmarrja 90%

E publikuar: 14/05/2023 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

51.14% Rexhep Tajip Erdogan, 43.05% sfidanti i tij Kemal Kilicdaroglu: rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës në Turqi dëshmojnë një epërsi të presidentit turk përballë kreut të opozitës që sfidoi pushtetin e tij 20-vjeçar.

Nuk përjashtohet sidoqoftë mundësia që hendeku mes tyre të ngushtohet teksa vazhdon numërimi i votave në qytetin më të madh të vendit, Stamboll. Katër burime nga opozita turke thanë se besojnë se Kilicdaroglu kryeson me një diferencë të ngushtë.

Zëdhënësi i partisë së qendrës së majtë të Kilicdaroglu paralajmëroi se rezultatet fillestare nuk janë përcaktuese dhe shtoi se të dhënat në fakt janë “jashtëzakonisht pozitive” për opozitën. Kjo pavarësisht faktit që exit poll-et e para për Stambollin gjithashtu tregojnë një avantazh të Erdoganit.

Vetë Kilicdaroglu shkroi në Twitter se ai është duke kryesuar në garën presidenciale. Bindjen e opozitës se shanset e saj për fitore nuk janë zbehur e përforëcon fakti që shumica e votave të numëruara kanë qenë në qendrat e gjendura në qarqet ku Erdogan ka mbështetje të madhe në veri dhe lindje të vendit. Pjeswmarrja ne votime sipas medias turke TRT, ishte gati 90%.

Nëse asnjëri kandidat nuk arrin të sigurojë më shumë se 50% të votave, fituesi do të përcaktohet në balotazhin e 28 majit. Turqia mbajti njëkohësisht sot zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, të konsideruara si votimet ndoshta më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.

Kjo për shkak se ato ose mund ta rrëzojnë nga froni presidentin Erdogan, ose do t`i lejojnë atij që të hyjë në dekadën e tretë në pushtet. Pas hodhi votën, ai vetë shprehu bindjen se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë “i mirë për të ardhmen e shtetit”, por nuk u deklarua nëse mendon se do të fitojë.

Votimet janë monitoruar nga një mision i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Ky mision tha se do të publikojë të hënën deklaratën preliminare lidhur me gjetjet sa i përket zgjedhjeve./tch