Një grua nga Missouri e cila kishte fituar 1,000 euro në llotari, ishte kthyer pas dy javësh dhe kishte marrë një tjetër biletë.
Nga llotaria për mediat kanë treguar se dy javë pasi ajo kishte fituar 1,000 euro së bashku me vajzën e saj ishte kthyer për të marrë një biletë tjetër tek llotaria “Bileta e artë 300,000,000$”, transmeton lajmi.net
Danielson ka treguar se ishte në parkingun e makinave kur me 3 shtator e ka kuptuar se kishte fituar 1,000,000 euro në llotari.
“Ishte shumë emocionuese, isha afër sulmit në zemër. Vajza ime e ka dërguar biletën tek dyqani për ta vërtetuar se nuk është një shaka”, tregon Danielson.
Ajo thotë se të gjitha paratë do t’i ndajë me tre fëmijët e saj.
“Unë jam shumë me fat, nuk mund t’ju them asgjë tjetër”, shprehet në fund Danielson./lajmi.net