Kroacia dhe Turqia kanë fituar ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2016.
Kroatët mposhtë Spanjën, 2:1, duke përmbysur epërsinë që qysh në fillim të takimit krijoi Alvaro Morata. Një gol i Nikola Kaliniq në fund të pjesës së parë dhe një tjetër i Ivan Perisiq në fund të takimit ishin të mjaftueshëm që ballkanasit të triumfojnë.
Në ndeshjen tjetër, Turqia e ka mposhtur Çekinë me rezultat të pastër 2:0, me golat e Burak Yilmaz dhe Ozan Tufa.
Fitorja 2:0 e Turqisë ndaj Çekisë nuk i ka shkuar për shtati Shqipërisë, e cila ka golaverazh të njejtë me turqit, por ka shënuar një gol më pak.