Kroacia tregon forcën e saj në miqësoren me Maqedoninë e Veriut, të cilën e mposhti me rezultatin e thellë 3-0.
Kundërshtarja e Shqipërisë në Grupin B (ndeshja e dytë) dominoi që në fillim në këtë test të parë në prag të Evropianit, duke realizuar dy herë me të njëjtin autor, Mejer, në minutat 10 dhe 45.
Në pjesën e dytë vulosi fitoren e Kroacisë Pasalic në minutën e 79-të.
Me të njëjtin rezultat 3-0 Anglia fitoi përballë Bosnjë Hercegovinës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me Anglinë që shpërtheu në fraksionin e dytë.
Palmer zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa në fundin e takimit realizuan Alexander-Arnold (85’) dhe Kane (90’).
Ndërkohë Gjermania zhgënjeu përballë Ukrainës, duke barazuar me rrjeta të paprekura./tch