Kur Michael Carroll organizonte një festë, fqinjët sigurisht e merrnin vesh këtë – aty do të vinin gra të zhveshura që mbanin tabaka kokainë dhe festimet do të zbrisnin në një orgji ku ai do të kishte mundësinë të flinte me tetë gra në një kohë.
Njeriu me një stil të veçantë të veshjes, kishte rreth 10 milionë funte në llogarinë e tij në bankë dhe kishte vendosur që të shpenzonte çdo cent, duke shpenzuar në veturat Hummer dhe BMW, deri tek prostitutat e tij.
Kështu, siç zbulojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai tanimë ka mbetur pas asnjë qindarkë dhe se si pasojë, ka filluar të bartë dru dhe qymyr – për vetëm 10 funte në orë.
Carroll fitoi çmimin e lotarisë në vitin 2002, por ai harxhoi paratë për makina të shpejta, pije dhe drogë.
Ai tani është pa para dhe bartë qymyr dhe copa druri në një firmë të tregtisë së karburantit në Elgin të Skocisë.
“Dhjetë milionët e mia u zhdukën në vetëm dhjetë vjet dhe nuk kam një shtëpi apo një makinë. Por unë nuk jam i penduar”.
Ai tha se zakonisht nuk njihet sepse fytyra e tij është e zezë nga bloza. Megjithatë, ai shpjegoi se ai është formë shumë më e mirë fizikisht.
Ai tha se jeta nuk ka të bëjë me paratë dhe se ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur se sa prej kur është kthyer në punë. /Telegrafi/