Samsung Electronics raportoi fitime rekord në secilin prej tre mujorëve të vitit të kaluar por këtyre rekordeve duket se u ka ardhur fundi.
Kompania publikoi raportin financiar të tre mujorit të dytë me 13.2 miliardë dollarë fitim nga 51.8 miliardë dollarë të ardhura, një rënie me 0.7%.
Analistët e Financial Times dhe Wall Street Journal thonë se janë shitjet e dobëta të Galaxy S9 që i hoqën Samsung një tjetër rekord.
Raportohet se shitjet e Galaxy S9 janë më të ulëta edhe se të Galaxy S3.
Flagshipi i 2016-ës, Galaxy S7, ka arritur pikun me 50 milion njësi të shitura.
Situata mund të përmirësohet në fund të vitit ndërsa fillojnë shitjet e ekraneve OLED.
Megjithatë nuk përjashtohet një zhgënjim në këtë front ndërsa Apple do të prodhojë një model 6.1-inç me ekran LCD i cili mund të zezë edhe pjesën më të madhe të shitjeve.
Gjithashtu Apple kërkon të sjellë një tjetër lojtar në tregun e ekraneve OLED për të sfiduar hegjemoninë e Samsung. /PCWorld Albanian