
Besimtarët e fesë islame festojnë sot Fitër Bajramin.
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Me këtë rast , Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
Ai tha se feja islame angazhohet për formimin e një shoqërie të shëndoshë dhe humane, duke shtuar se nëse njeriu lufton drejt do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.
“Është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fitër Bajramin. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”, myftiu Tërnava.
Manifestimi filloi në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit në orën 06:59 minuta,
Muaji i Ramazanit përfundoi një ditë më parë, më 29 mars 2025.