Deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismaili ka postuar një fotografi në Facebook teksa ndodhet në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, njofton Klan Kosova.
E për protestuesit që ndodhen jashtë ai ka një mesazh:
“Në Kuvend, qetash, po mbretëron zani i protestuesve të shumtë përjashta, që po e mbushë sallën edhe po na bën ma të fortë se asnjëherë! Mos u ndalni”, ka shkruar ai.

















