Fisnik Ismaili: Kam me sha edhe ma fëlliqtë!

E publikuar: 27/08/2015 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili, iu ka bashkuar sot “debatit” Thaçi-Mustafa-Kurti. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka sharë keq, madje serbisht.
“Me sot, bani m’akuzoi kush për gjuhën vulgare që e përdori, kam me e shajtë edhe ma fëlliqtë. Kur Kryeministri vetë çohet edhe shan në mënyrat ma të poshtra, as 48 orë të plota mbasi ia fali Kosovën ZajeBnicës bashkë me shokët e tij hajna, duhet me u çue i madh e i vogël, me i hjekë prej atyhi, edhe me e ndalë degradimin e vendit!

Njajtë si Adem Grabovci kur i quen qytetarët “zagarë”, Isa Mustafa ofendon edhe e qet në rrafsh personal një situatë që ka të bajë me interesin e çdo qytetari të Kosovës, të cilëve ky po ua ofendon inteligjencën randë.

Këto foret, “m’ke prekë n’familje” s’po të pijnë ujë ma, Kryeministër, kur tu ka dëshmue disa herë që i ke djemtë hajna. E mbasi jemi te prekja në familje, henez keni me u ballafaque për shpifjet e pavërteta që i keni ba për babën tim, pa kurrnjë dëshmie, pak kohë ma parë. Uksh do me ju dalë prej tjetërkah.

Kon po doni me e ba budallë ju, o hej? Kthene Kosovën, baraba!

Pička vam mater izdajnička, se tjetërqysh nuk merrni vesh, hajna!” (sic.), ka shkruar Ismail.