Një status në Facebook i ish aktivistit të VV-së, Rron Gjinovi, ku denoncon kërcënimet që kohëve të fundit po i merrte në rrugë nga ish bashkëaktivistët, ka bërë që ndaj tij të drejtohen fyerje e kërcënime nga më të rëndat.
Në mesin e tyre nuk ka munguar as deputeti Fisnik Ismaili, i cili e ka quajtur k**vë Gjinovcin, duke e paralajmëruar që të mos ja prejë rrugën se do ta pështyjë në fytyrë.
Ismaili nuk ka qenë i vetmi, që ka drejtuar kërcënime dhe fyerje në drejtim të ish-aktivistit të VV-së.
Më i rëndi ndër ato kërcënime të publikuara nga Gjinovci në profilin e tij në Facebook, është një personi, i cili përveç fyerjeve e kërcënon atë edhe me vrasje, duke i thënë se do ta grijë trupin e tij për ta bërë mish për pica.
Krejt kjo ka ardhur pas rastit të mbrëmshëm ku dy aktivistë të VV-së u theren me thikë tek selia e kësaj partie politike në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Me këtë rast Gjinovci, kishte shpërndarë një shkrim në profilin e tij, ku edhe kishte treguar se kohëve të fundit aktivistë të VV-së po e fyenin gjatë kohës kur ai kalonte rrugës, e sipas tij ata që pësuan mbrëmë duket të kenë rënë në përballje me njerëz të nivelit të tyre.
Në fotot e mëposhtme mund të shihni kërcënimet që aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka marrë nga anëtarë të VV-së, duke filluar nga niveli i deputetit të Kuvendit të Kosovës, e deri te aktivistët e rinj. /lajmi.net