Ekipi i Mozilla publikoi një seri përditësimesh të cilat do të bllokojnë gërmimin e kriptomonedhave dhe vjedhjen e gjurmëve dixhitale.
Funksioni i ri do të pengojë aktorë keqdashës jo vetëm të marrin gjurmët dixhitale por edhe të bllokojnë përdorimin e resurseve të procesorit për të gërmuar kriptomonedha pa dijeninë e përdoruesit.
Një datë ekzakte për implementimin e plotë nuk është bërë e ditur nga ekipi i Mozilla por ato janë të mirëpritura padyshim.
Shumica e përdoruesve prisnin që Firefox 63 ta bënte këtë. Aktualisht jemi në versionin 65 të shfletuesit me mbrojtje nga gjurmimi.
Crypto-Hijacking
Në muajt e fundit janë zbuluar incidente të shumta kur miliona kompjuterë kanë rënë pre e këtij fenomeni.
Një incident përfshinte uebsajtetet qeveritare edhe në Kosovë siç është rasti i Ministrisë së Shëndetësisë vitin e kaluar.
Maluerë të dizajnuar specifikisht marrin nën kontroll fuqinë procesorike të kompjuterëve për të gërmuar kriptomonedha.
Vjedhja e gjurmëve të gishtërinjve
Shenjat tona fizike të gishtërinjve janë një prej informacioneve kryesore biometrike të cilat përdoren edhe tek letërnjoftimet qeveritare.
Por në internet ka edhe gjurmë dixhitale që krijojmë me çdo klikim dhe Firefox do ti mbrojë. Pra aktivitetet tona në ueb nuk janë plotësisht anonime. Si rezultat është rritur ndërgjegjësimi rreth cookieve që gjurmojnë aktivitetin tonë online.
Një gjurmë dixhitale është informacion i grumbulluar dhe kombinuar 100% unik. /PCWorld Albanian