Mozilla Firefox është një prej shfletuesve më të mirë sot në qarkullim, por CEO i Mozilla Chris Beard la të kuptohej se një version me pagesë i Firefox së shpejti do të jetë i disponueshëm.
Ky version me pagesë do të përfshijë mbase shtojca premium, hapësirë cloud si dhe VPN të integruar. Tetori shihet si një debutim i mundshëm.
Bard gjithashtu tha se çdo gjë që ekziston sot në Firefox, përfshirë kontrollet e shtuara të gjurmimit, do të mbeten falas. Versioni premium do të jetë për ata që kërkojnë diçka më shumë.
Aktualisht Mozilla bën para nga Firefox përmes partneriteteve me motorët e kërkimit si Google apo aplikacione për ruajtjen e lidhjeve si Pocket, por drejtuesit e kompanisë janë të bindur të shtojnë një burim të ri të ardhurash.
Me Chrome, Safari dhe Edge të cilët ofrojnë të gjithë përmirësime të vazhdueshme, Mozilla e di se duhet të punojë më shumë për të mbajtur Firefox në mesin e shfletuesve më të mirë.
Këtë vit Firefox nuk ka qëndruar në aspak në vend duke sjellë më shumë kontroll mbi privatësinë dhe më shumë performancë. Koleksioni i madh i shtojcave të Firefox është një tjetër arsye për ta përdorur shfletuesin si kryesor. /PCWorld Albanian