Paulo Sousa është zyrtarisht trajneri i Fiorentinës. Klubi vjollcë me një komunikatë në faqen e tij zyrtare bëri të ditur angazhimin e 44-vjecarit portugez si timonier të ri të skuadrës me Paulo Sousa që merr kështu vendin e Vincenzo Montellës. Ish trajneri i Baselit do të jetë në Firence këtë të Hënë ku do të hedhë firmën mbi kontratë si dhe do të prezantohet zyrtarisht si tekniku i Fiorentinës në orën 19. Akordi mes palëve ishte arritur prej disa ditësh por presidenti i klubit vjollcë Andrea Della Valle priti deri sa Sousa u lirua përfundimisht nga kontrata që e lidhte me Baselin, për ta zyrtarizuar 44-vjecarin si trajnerin e ri të Fiorentinës. Ish lojtari i Interit dhe Juventusit rikthehet kështu në Itali, 15-vjet pas eksperiencës së tij të fundit në Apenine, këtë herë si trajner. 44-vjecari në sezonin e fundit u shpall kampion i Zvicrës me Baselin. Te Fiorentina Sousa do të ketë si synim kryesor ta kualfikojë skuadrën në kompeticionet europiane dhe të bëjë një paraqitje sa më të mirë në Europa League. Për portugezin nuk do të jetë e thjeshtë të ndjekë hapat e Vincenzo Montellas që në 3 vitet që drejtoi klubin vjollcë arriti rezultate të mira. Kjo do të jetë aventura e 8-të e Paulo Sousës në drejtimin një skuadre por njëkohësisht edhe më e rëndësishmja, pas eksperiencave me kombëtaren portugeze të 16-vjecarëve, Queens Park Rangers, Sëansea City, Leicester City, Videoton, Maccabi Tel Aviv dhe Baselin./ss/
Fiorentina, Sousa zyrtarisht trajneri i ri
NGA KATEGORIA