Kush tha se teknologjia blockchain do të ngelet vetëm në botën virtuale. Teknologjia në themel të kriptomonedhave të decentralizuara po aplikohet edhe në produkte harduerike.
Sirin Labs, kompania e cila krijoi telefonin inteligjent 14,000 dollarësh Solarin, në fillim të këtij viti njoftoi ardhjen e një telefon tjetër të quajtur Finney.
Kompania pretendon se është telefoni i pari në botë plotësisht i sigutë deri në atë masë sa të mbajë edhe monedha kriptografike.
Javën e kaluar Sirin tha se Finney do të vijë me një softuer mobil bazuar në Ethereum të quajtur Status.
Status, një nismë e cila ngriti 100 milion dollar në vetëm 24 orë, është një produkt ende në zhvillim e sipër.
Ajo është një platformë me kod të hapur komunikimi dhe një shfletues mobil falë të cilit përdoruesit mund të ndërveprojnë me aplikacione të decentralizuara bazuar në rrjetin e Ethereum.
Kjo do të thotë se telefoni do të aksesojë mesazhe të enkriptuara, kontrata inteligjente, monedha dixhitale e shumë të tjera.
Telefoni Finney i pajisur me Status do të debutojë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian