Finlanda ofron bashkëpunim në fushën e mirëqenies sociale

E publikuar: 22/09/2015 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e takimeve në Finlandë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi takoi Hanna Mantyla, ministre për Punë Sociale dhe Shëndetësi, të cilën e njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve, si dhe reformat tjera që po ndërmerren nga MPMS.

Ministrja Mantyla e falënderoi ministrin Abrashi për vizitën duke i ofruar bashkëpunimin dhe praktikat e Finlandës për modernizimin e shërbimeve publike në fushën e mirëqenies sociale në Kosovë.