Finlanda do ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kështu është shprehur ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen.
Ai tha se nën ombrellën e Këshillit të Evropës, Kosova duhet t’i mbrojë në mënyrë të veçantë pakicat.
“Finlanda i përkrah aspiratat e Kosovës në politikën e jashtme dhe kjo përfshin anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kjo përkrahje mbetet e palëkundur nga ana e Finlandës. Kjo përfshin edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ne, mbi të gjitha, këtë e konsiderojmë si çështje të të drejtave njerëzore dhe kjo është diçka që bëhet për njerëzit e vendit dhe për të drejtat e njeriut të popullit të Kosovës. Nën ombrellën e Këshillit të Evropës, Kosova do të jetë pjesë e regjimeve të të drejtave të njeriut dhe kjo është një gjë tejet e vlefshme e cila përfshin përgjegjësinë e veçantë për mbrojtjen e pakicave”, tha ai në rtk.