Finalja shqiptare në Malajzi (FOTO)

E publikuar: 11/12/2015 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është vend i largët por në Malajzi me plot sukses po paraqiten dy shqiptarë, njëri si futbollist dhe tjetri si trajner.

Kështu në finalen e madhe të Kupës së Malajzisë, mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi me skuadrën e tij Kedah do të luaj në finale përballë trajnerit shqiptar nga Mali i Zi, Mehmet Duraku.

Krasniqi i cili është njëherit edhe më i paguari tek skuadra e tij dhe yll i padiskutueshëm i kampionatit pritet të jetë titullar në finalen që pritet t’i mbledhë rreth 100 mijë tifozë.

Ekipi i Liridonit, Kedah do të jetë përballë Selangor FA, skuadër që udhëhiqet nga trajneri shqiptar Mehmed Duraku.

Duraku që dy vite është pjesë e Selangor FA, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Melbourne Victory në Australi.

Duraku si pjesë e Selangor FA kishte qenë edhe si futbollist ku kishte fituar tri Kupa të shtetit, ndërsa si trajner ka arritur dy herë pozitën e dytë dhe njëherë të tretën.

Ndërkohë Krasniqi ka një titull të kampionit me Kedah, ndërsa vitin e kaluar është zgjedhur në mesin e top 5 lojtarëve më të mirë në ligë.

Finalja e madhe e Malajzisë do të zhvillohet të shtunën nga ora 13:45.

Mehmet Duraku gjatë konferencës për shtyp me skuadrën e tij Selangor

Mehmet Duraku sa ishte pjesë e Melbourne Victory së bashku me ish-yllin e Liverpoolit, Harry Kewell