![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2021/08/2A7DD15E-2A35-4D5B-A6E5-FEBD1DC09EC2.jpeg)
Në Ngucat të Malishevës, gjatë të mërkurës, është përuruar obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të fshatit, ish-veteranë nga lufta e fundit, krerë komunash, e familjarë të dëshmorëve.Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari, si dhe ish-gjenerali shqiptar, Kudusi Lame.Këto shkronja janë të larta 8 metra, ndërsa mund të shihen nga shumë fshatra përreth.Për familjet e dëshmorëve, kjo iniciativë është shumë e qëlluar.Në fund pos prerjes së shiritit, u ndanë edhe mirënjohje. ndërsa për të pranishmit kishte edhe një program kulturo-artistik.